Shkëlqim Hajdari për reformën e inspektimeve të prezantuar nga Rama: Koha të merret produkti i punës së bërë!

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka reaguar pas vendimit për ndryshimin e mënyrës së kryerjes së inspektimeve ndaj bizneseve. Përmes një postimi, Hajdari ka shprehur kënaqësinë për këtë zhvillim, duke rikujtuar punën e bërë gjatë periudhës kur drejtonte Inspektoratin e Përgjithshëm.

Sipas tij, reforma e ndërmarrë synonte përafrimin e sistemit të inspektimeve me standardet e Bashkimit Evropian, duke lehtësuar njëkohësisht marrëdhënien mes institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve.

“I lumtur! Si ish-Inspektor i Përgjithshëm prej 10 vitesh, finalizova një reformë të standardeve të BE, por dhe shumë favorizuese për biznesin, sipërmarrjen e qytetarët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajdari thekson se pas përpjekjeve të bëra ndër vite, tashmë është momenti që reforma të zbatohet dhe rezultatet e saj të vihen në shërbim të qytetarëve dhe sipërmarrjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot, është koha të merret produkti i realizuar me shumë mund, djersë e përkushtim”, shkruan ai në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?