Shkodra hap festën e Karnavaleve, Rama poston pamjet: Drita, ngjyra dhe muzikë
Në Shkodër u mbajt dita e parë e Karnavaleve, duke kthyer sheshin qendror të qytetit në një atmosferë plot ngjyra, drita dhe energji festive. Qytetarë të të gjitha moshave u mblodhën për të ndjekur shfaqjet e para, ku muzika, maskat dhe performancat e ndryshme krijuan një mbrëmje magjike për publikun.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga parada festive e karnavaleve, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe të shijojnë performancat artistike. ”Eja në Shkodër deri më 15 shkurt”. Muzikë, maska, ngjyra dhe atmosferë festive, plot energji”, shkruan Rama.
Karnavalet e Shkodrës rikthejnë traditën e festave me ngjyra dhe muzikë, duke krijuar një ambient tërheqës për familjet, të rinjtë dhe vizitorët, dhe shërbejnë si një mundësi për promovimin e qytetit si destinacion turistik dhe kulturor.
KOHA JONË SONDAZH

