Shkolla “Mark Dashi” në Fier rinovohet tërësisht, Rama: Nxënësit e nisin shtatorin në ambiente të reja
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga shkolla “Mark Dashi” në Fier, e cila është rilindur tërësisht.
“Çdo hapësirë është menduar për t’u dhënë nxënësve më tepër mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre dhe për ta përjetuar shkollën si një vend ku ka gjithmonë diçka për të bërë, nga klasat dhe laboratorët bashkëkohorë te terrenet sportive dhe aktivitetet artistike, sportive e komunitare që vijojnë edhe pas ziles së fundit si pjesë e programit “Pas shkolle” në një mjedis që i shërben të rinjve dhe gjithë komunitetit të Fierit”, tha Rama.

KOHA JONË SONDAZH

