Shqipëri-Greqi, marrëveshje për gazin

Në Tiranë u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis kompanisë shtetërore të gazit “Albgaz sh.a” e përfaqësuar nga administratori, Klodian Gradeci dhe kompanisë shtetërore greke të transmetimit të gazit natyror “DESFA”, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Nikas Sotirios.

Në vijim të angazhime të ndërmarra nga Operatori Shqiptar i Transmetimit të Gazit Natyror (Albgaz sh.a), në respektimin të marrëveshjeve të lidhura midis qeverisë shqiptare dhe TAP AG për mirëmbatjen e seksionit shqiptar të tubacionit të gazsjellësit, realizohet  nënshkrimi i Memorandumit midis dy kompanive.

Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndësishëm për kompaninë “Albgaz sh.a” dhe sektorin e Gazit Natyror në Shqipëri, pasi  i hap rrugën nënshkrimit të kontratës midis Albgaz sh.a dhe TAP AG për mirëmbajtjen dhe operimin e seksionit shqiptar të tubacionit, kontratë kjo që do të sjell të ardhura të sigurta kompanisë “Albgaz sh.a” në vitet e ardhshme dhe nga ku pritet të krijohen vende të reja pune. Në fjalën e tij Gradeci, administratori i “Albgaz sh.a” falenderoi homologun e tij .Sotiras për gadishmërinë dhe bashkëpunimin e ofruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Memorandumi i bashkëpunimit shpreh vullnetin dhe angazhimin e qartë të “Albgaz sh.a” dhe “DESFA” për të krijuar një partneritet në fushën e mirëmbajtjes dhe operimit të seksionit shqiptar të tubacionit të TAP AG nga ku kompania DESFA do të ofrojë ekspertizën e saj shumëvjeçare në këtë sektor dhe Albgaz do të trajnojë stafin e saj, në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër të gjitha operacionet në seksionin shqiptar të TAP AG të kryhen nga kompania Albgaz sh.a.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?