Shqipëria përshëndet armëpushimin SHBA–Iran, Ministria e Jashtme: Hap drejt stabilitetit dhe dialogut

Screenshot

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas marrëveshjes për armëpushimin dyjavor mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, duke e cilësuar atë një zhvillim pozitiv për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme. Në një reagim për mediat, vlerësohet roli konstruktiv i luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog. Duke vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë për uljen e tensioneve dhe dialogut kuptimplotë, Ministria nënvizon rëndësinë e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për sigurinë dhe paqen për rajonin dhe më gjerë.

Deklarata e plotë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret marrëveshjen për armëpushimin dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për ulje të tensioneve, vetëpërmbajtje dhe dialog kuptimplotë. Ndërprerja e furnizimeve globale me energji, përfshirë ndikimin e paqëndrueshmërisë rreth Ngushticës së Hormuzit, vijon të prekë ekonomitë në mbarë botën, duke theksuar urgjencën e rivendosjes së stabilitetit dhe garantimit të rrjedhës së lirë të tregtisë detare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne vlerësojmë rolin konstruktiv të luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog.

Respektimi i armëpushimit dhe angazhimi me mirëbesim drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen për të gjithë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?