
Shqiptarë nga diaspora dhe qytete të ndryshme të vendit janë mobilizuar për t’iu bashkuar protestës kombëtare të paralajmëruar për sot, më 28 Nëntor, në Tiranë.
Në Ditën e Flamurit, organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive në shesh, ndërsa qytetarë që jetojnë jashtë Shqipërisë janë ftuar të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’iu bashkuar tubimit.
Protesta është thirrur nga studentë dhe aktivistë, ndërsa mbështetje ka paralajmëruar edhe Partia Demokratike. Organizatorët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në mënyrën e qeverisjes.
Përgatitjet për tubimin kanë nisur prej ditësh, ndërsa janë paralajmëruar grumbullime edhe gjatë 29 Nëntorit.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie në kryeqytet, duke angazhuar efektivë dhe mjete të specializuara për garantimin e rendit publik.
Protesta zhvillohet në një datë simbolike për shqiptarët, në 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ndërsa organizatorët synojnë që tubimi të ketë pjesëmarrje të gjerë nga brenda dhe jashtë vendit.