Shtrenjtohet kosto e ndërtimeve, pritet rritje e çmimit të banesave

tyre. Një dukuri e tillë konfirmohet nga të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), sipas të cilave, rezulton qënë tremujorin e tretë të këtij viti, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për banesa) shënoi një rritje në nivelin prej +0.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, 2013. E duke folur kësisoj qartë për një shtim të kostos së ndërtimit në totalin e saj si e tillë. Më tej, ekspertët e INSTAT-it argumentojnë se rritjen më të madhe e ka patur pikërisht grupi “Shpenzime page” me nivelin prej +1.1%, duke u ndjekur nga “Shpenzime transporti” me nivelin prej +0.5%. Kurse ulja më e madhe vjetore mësohet se vërehet në indeksin e grupit ”Shpenzime makinerie”, përkatësisht me nivelin prej -1.5%. “Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013, grupi “Shpenzime materiale” është rritur me +0.1%. Rritjen më të madhe brenda këtij grupi e pati nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me nivelin prej +1.3%. Në tremujorin e tretë 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është 0.1%”, sqarojnë gjithashtu ekspertët e INSTAT-it. Duke referuar më tej se Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me nivelin prej +0.5% krahasuar me tremujorin e dytë 2014. Ku brenda këtij grupi, rritjen më të madhe e pati pikërisht nëngrupi “Materiale elektrike dhe komunikimi” me nivelin prej +1.3%. Gjithmonë krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, raportohet në të njëjtën kohë se indekset e grupeve ”Shpenzime transporti” dhe ”Shpenzime makinerie” u rritën me përkatësisht në nivelet prej +0.3% dhe +0.1%. Shifra këto, që të gjitha në kompleks, tregojnë qartë sesi nga njëri tremujor në tjetrin, kostoja e aktivitetit po rezulton gjithmonë e më e lartë për ata që ndërtojnë në Shqipëri. E në të tilla kushte, natyrshëm që kjo do të shoqërohet edhe me rritje të çmimit të banesave të reja të ndërtuara prej tyre, siç e referojnë edhe agjentët imobiliarë kohët e fundit.

 

ÇMIMET

Kërkesa e ulët në treg ka çuar në një rënie të ndjeshme të çmimeve të apartamenteve të Tiranës. Konkretisht, sipas agjentëve imobiliarë, tashmë në periferi të saj banesat shiten deri në 15% më lirë, ndonëse edhe për këtë duhet të negocioni fort. Pas bumit të ndërtimeve, çmimet e apartamenteve rezistuan për vite të tëra, duke u treguar “moskokëçarës” ndaj kërkesës shumë të ulët të blerësve. Një zhvillim i cili dukej se po kapërcente edhe rregullën bazë të ekonomisë së tregut (kërkesë-ofertë), pra kur çmimi normalisht duhej të bjerë kur bie kërkesa, fliste për një strukturë jo shumë mirë të zhvillimit të këtij tregu, ku ndërtimi rezultoi të ishte peng i një zinxhiri të gjatë kleringu.

 

SHKARKO APP