“Si ishte Shqipëria 100 vjet më parë dhe si është sot!”

 

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepelena poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Sot kemi mi krye ca Anadollakë qi nuk kanë tjatër mendim e tjatrë punë. Ahere, emri shqipëtar ish i njohur kudo n’Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone, me mendime, të veta. Sot për kundrë, erësia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtërsia e karakterit t’onë, u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzit e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqipëtar nuk ka,” pjesë nga një editorial i Faik Konicës para se Shqipëria të krijonte shtetin e vet dhe duket se edhe 103 vjet pas krijimit, kombi vijon të përballet me të njëjtat probleme në qeverisje.  

Nga Faik Konica

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ish vëndi ynë qint vjet më parë e si është sot? Ndryshim i madh, të cilin d t’jua rrëfejmë në pakë fjalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahere Shqipëria, sundimërisht, ish po thua më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundojin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emërojin gjithë nënurdhërit e guvernës, të cilët ishin të gjithë shqiptarë.

Sot kemi mi krye ca Anadollakë qi nuk kanë tjatër mendim e tjatrë punë, përveç të dobësojën vëndin e të shuajnë kombësinë t’onë.

Ahere, emri shqipëtar ish i njohur kudo n’Evropë si i një populli me gjuhë, me zakone, me mendime, të veta. Librat e shkronjëtorëve t’asaj kohe janë plot me dëftime të tilla.

Sot për kundrë, erësia ku na ka lidhur Stambolli, e ku na mban poshtërsia e karakterit t’onë, u dhanë sy e forcë kombeve fqinje të na kllasin djallëzit e tyre e t’i japin të besojë botës se komb shqipëtar nukë ka. Ashtu, ne qi njëqint vjet më parë ishim kombi m’i gjall e m’i fuqishëm i Ballkanikut, jemi sot për sot kombi m’i sëmur e m’i dobëti.

Ahere gjuha shqipe flitej kudo në Shqipëri: rreth vatrës, në trek, në shtëpi të guvernës (huqumet); edhe sikur të kishin patur mënt të parët t’anë, pa farë vështiret kishin bërë qindëra shkolla në gjuhë shqip.

Tani, prapë shumica e Shqipëtarëve të ndershëm shqip flasin e Shqipëtarë mbahen. Po ca harbutë, ca zuzarë të lindur prej nënash shqipëtare, po prej Atësh a Anadollakë a fare të panjohur, bëjnë sikur e harruan shqipen, kërkojnë me pahir të na kllasin gjuhën e mundësit dhe i ndihin armikut të na e shuajë gjuhën t’onë.

Nuk u ndryshua vetëm puna e sundimit e e gjuhës. U ndryshua aq, edhe më tepër, puna e begatimit.

Një qint vjet më parë, tregëria, bujqsia, ishin në lulëzim të bukur. Të marëdhënat ishin të lira – jo si sot që Anadollaku i ndalon shumë tregëtarë të venë e të vijnë, duke rënduar pagat e bakshishet, duke kërkuar pasaporte e tezqerera, duke pyetur ku vete e pse vete e mos ke ndonjë mendim të pshehtë. Bota e punonin dhenë; i varfëri kish tokën e tija e e shtrëngonte t’i nxjerë grur e bukë. Sot një mij shkake, një mij ndalime, e shkretuan bujqsinë; Shqipëtari nukë punon më dhen e tija; arat janë kudo të shkreta, e një erë përjashtimi po i fryn qi i shtyn përjashtë Shqipërisë, në vise të huaja, më të mirët punëtorë.

Më 1801, Shqipëria kish nja pesëdhjetë shtëpi bejlerësh të vjetër e disa oxhakë të krishterë, qi kishin dashurin’ e vëndit, jetojin në Shqipëri, e mbajin kudo si një vatër rreth e rreth së cilës mblidheshin e ngroheshin të varfërit edhe të tjerët. Tani oxhakësia u prish e u shua. Të paka shtëpi të vjetëra kanë mbetur. Zuzarësia edhe harbutëria i largon bejtë e i heq në Stamboll. U vjen më mirë të venë e t’u lëpijnë këmbët Anadollakëve, të bëjnë poshtrësira edhe të fitojnë ca ergjënt, se të rojnë në Shqipëri të vobekë por me nder e me hie.

Ashtu ka qenë. Kështu është.

Ne, Shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjatër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi yn me gjuhë të tij, me mendime e me nder të tija.

Sa Shqiptarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata qi janë zuzarë, shpirtrobër, e bij kurvash, le të mbajnë me anët e tjera.

“Albania”, 1901

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?