Si kurrë më parë, vajza e Linda Ramës prezanton Zahon (FOTO)
Shumë pak e kemi parë Zahon në rrjete sociale, kjo pasi Kryeministri Rama kujdeset që të voglin e familjes ta mbajë larg aparatit fotografik, vetëm ndonjë raste kur publikon foto vetë por pa e ekspozuar shumë Zahon.
Këtë herë është Rea Xhillari, vajza artiste e Linda Ramës, ajo që vendosi të publikonte ditën e djeshme një fotografi me të voglin Zaho.
Për të festuar me të ditën ndërkombëtare të motrave dhe vëllezërve, Rea posto nje foto në profilin e saj Instagram.
Në të shihet Zaho i veshur me një xhuboks me simbolin e piratave dhe një kapele të kthyer mbrapsht, duket se është rritur mjaftueshëm sa për t’i rrëfyer motrës së tij histori të këndshme.
“Me vëllanë e voçkël që më tregon histori deti, happy siblings day!”, shkruan Rea, e cila gjithashtu është pjesë e botës së artit. Së fundmi, ajo ka nisur dhe një biznes të sajin në fushën e arkitekturës. Ndërsa nga postimet e Reas në Instagram, kuptojmë që pasioni i saj më i madh është pikërisht arkitektura!
https://www.instagram.com/p/BSwqDHLgOFt/?taken-by=reaxhillari