Skandali me librat, i mësojnë nxënësit “si të vrasësh burrin!”

 

Arsimi në Shqipëri ka degraduar deri në atë pikë gjatë dy dekadave të fundit, aq saqë tani jo vetëm që nuk po gjen më “ilaçin” për të dalë nga situata kaotike, por duket se po edukon si mos më keq edhe brezin e ardhshëm.      

Pas skandalit të fjalëve të përdorura në tekstet e librave shqip, me të cilat mësojnë fëmijët shqiptarë, apo çlodhen duke i lexuar si libra jashtë shkollorë, një tjetër kopertinë ka pushtuar rrjetet sociale, ku edhe pas publikimit është kritikuar gjerësisht.

Faqja “Jeta osh Qejf” ka publikuar kopertinën e një libri me titull: “Si të vrasësh tët shoq” (dhe të tjera këshilla të çmuara”.

Kjo ndodh në një kohë kur dhuna në familje po merr përmasa të frikshme në Shqipëri.

Libri me aq sa duket në kopertinë, është i botuar nga një shtëpi botuese në Tiranë dhe nuk dihet se çfarë këshillash “të çmuara” tregohen në brendësi të librit, por titulli është mjaft goditës dhe ka arritur të shkaktojë shumë reagime.

SHKARKO APP