Sondazhi i Barometrit të Ballkanit, Topalli: Mjerimi në Shqipëri është në nivele alarmante

Ish-deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar pas publikimit të rezultateve të sondazhit të Barometrit të Ballkanit, i publikuar ditën e djeshme nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Duke iu referuar të dhënave të sondazhit, Përmes një statusi në facebook Topalli thotë se mjerimi në Shqipëri është në nivele alarmante. Sipas saj, shkak për këtë situatë është niveli i lartë i korrupsionit në vend.
POSTIMI I PLOTE
“Mjerimi eshte forma me e keqe e dhunes ” thoshte Gandi.

Mjerimi ne Shqiperi eshte alarmant. Kete e konfirmojne edhe shifrat.
Sondazhi për Ballkanin nxjerr të vërtetën e hidhur për shqiptarët: ata nuk perballojne nevojat bazale te jetes se perditshme; nderkohe qe politika vetem per kete as nuk flet , as nuk pyet.
Keta jane dhe disa nga arsyet pse 56% e shqiptareve duan te ikin.
Kjo eshte dhe nje nga arsyet pse mbi 200 mije shqiptare kane ikur vitet e fundit.
Kjo eshte dhe pasoja e korrupsionit pa kufi e pa llogari…

– 30% e familjarëve deklaruan se nuk ishin në gjendje të përballojë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë.

. Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk jane në gjendje të paguajne faturat e dritave, ujit,

43% nuk ishin në gjendje të mbanin shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohte, përqindje këto shumë të larta sesa vendet e tjera.

30% deklaruan se nuk ishin në gjendje të paguanin këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon.

25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës

. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se një u njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit.

86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi.

Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%.

Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare.

SHKARKO APP