Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq 5 të pandehur për trafik të paligjshëm të emigrantëve

Lajme E mërkurë, 22 Tetor 2025 10:01
SPAK mbyll hetimet, dërgon në gjyq 5 të pandehur për trafik të paligjshëm të emigrantëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar më datë 21.10.2025 pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 135 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurve:

L. Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale dhe plotësuar akuza për: “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” për qëllime përfitimi kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal,, “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave dhe i vizave”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 298/2 e 28/4; 189/1 e 28/4, si dhe 333/a/1 dhe 334/1; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë parashikuar nga neni 298/3 I Kodit Penal, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm”, e kryer dy herë, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë I Kodit Penal dhe “Mbajtje pa leje e municioneve luftarake”, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit penal.

G. Camaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E. Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ndihmë për Kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

T. Melaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 5 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 5 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 6 orësh

B. Çokaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Faktet penale:

Nga të dhënat e hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar, ekzistenca e një grupi kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, ku drejtues është i pandehuri, Luc Melaj. Ky grup ka organizuar kalimin e paligjshëm përtej kufirit shqiptar të paktën 25 personave, të gjithë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e SHBA-së. Kjo veprimtari kriminale, zhvilluar nga mesi i vitit 2022 deri në muajin korrik të vitit 2024, është kryer nga më shumë se tre persona dhe ka qenë e paramenduar, e mirëorganizuar dhe me ndarje rolesh konkrete.

Kjo veprimtari kriminale ka konsistuar në:

Takime që janë zhvilluar në Shqipëri, me personat që kanë kërkuar të udhëtojnë jashtë apo me familjarë të tyre, ku sqarohet itinerari i udhëtimit dhe pagesat që duhet të kryhen, të cilat variojnë nga 40.000-45.000 dolllarë për person. Kërkuesit janë kryesisht nga Malësia e Madhe, Shkodra, Lezha, Tropoja, me lidhje kryesisht familjare me personat që jetojnë në SHBA.
Sigurimin e dokumentave të identifikimit të falsifikuara, kryesisht franceze, të cilat iu jepen personave që udhëtojnë, pasi ata arrijnë në Spanjë dhe mbarëvajtjen e udhëtimit të tyre në rrugë ajrore deri në Meksikë;
Pritjen dhe akomodimin e tyre në Meksikë dhe transportimin e tyre në rrugë tokësore deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë veprimtari kriminale është përfshirë edhe i pandehuri, Emanuel Melaj, i cili ka qenë në dijeni të këtij aktiviteti dhe ka dhënë ndihmën e tij për rezervimin e biletave, dërgimin në adresat përkatëse si edhe për transferimin e parave.

Nga provat e mbledhura janë dokumentuar gjithashtu raste ku të pandehurit, Luc Melaj e Gëzim Camaj kanë transportuar në mënyrë të paligjshme shtetas shqiptarë duke mos e dokumentuar kalimin e tyre gjate hyrje-daljeve në Malin e Zi. Gjithashtu përmes ndihmës të pandehurit, Tonin Melaj dhe Bashkim Çokaj, punonjës policie, të punësuar pranë pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit, është bërë mosregjistrimi në sisteme përkatëse për shtetasit që kanë pasur probleme të qëndrimit në vendet e BE-së, si dhe për shtetas të tjerë që janë azilkërkues në; Kanada, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, me motivacione të ndryshme.

Hetimet për këtë procedim penal janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, Agjencinë Federale, Shërbimi i Sigurisë Diplomatike, Zyrën e Hetimeve Kriminale jashtë SHBA-ve pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Njësinë Speciale “Mburoja e Përbashkët” si dhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Hetimet vijojnë për persona të tjerë të përfshirë në këto veprimtari të kundraligjshme.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 5 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 5 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 5 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 5 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 9 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 13 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit
Para 5 orësh

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.