SPAK nën hetim 12 tendera, caktohet masë sigurie për Drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masën “arrest shtëpie” për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për abuzime me tenderat e zhvilluar në këtë institucion.

Ndërkohë, masa arrest me burg është caktuar për dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, por ende nuk dihet nëse janë ekzekutuar.

Beqiraj ka qenë nën hetim nga SPAK me kompaninë e tij “Soft & Solution” dhe është pyetur disa herë nga Prokuroria e Posaçme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me këtë operacion, masë pezullim nga detyra është vendosur edhe për Erjon Ismailin, zëvendësdrejtor i policisë së Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SPAK është duke hetuar për 12 procedura tenderuese, në vlera të konsiderueshme që lidhen me mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme.

Nga hetimet rezulton se kriteret e tenderave janë paracaktuar nga kompanitë që garonin dhe në këtë mënyrë, ata arrinin të fitonin edhe milionat.

Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?