Spaletat e zyrtarit dhe shiriti i qytetarit…

Nga Agim Jazaj/Para pak vitesh, i dërgova mikut, gazetarit të njohur Kristo Mërtiri në ministrinë ku dhe punonte një librin tim: “SHTRATI I SHPIRTIT”, me poezi dhe fjalë të arta. “Korier” Barjami, shofer i furgonit, e sosi amanetin, dorëzoi librin me shënimin orientues te punonjësi i shërbimit, brenda ditës. Pasi kish mbërritur në destinacion libri, mori në telefon miku im… Duke më falënderuar, më bëri dhe një kërkesë: “Jazo, librin e ka lexuar nxitimthi edhe një kolonel këtu, i ka pëlqyer dhe ai kërkon një libër. Është nga rrethi i Mati…E kam këtu për momentin”.

Me humorin e çastit- i them: Thuaj kolonelit, të rrijë gati- tu- përpara gjeneralit. “Gati-tu, po qëndron”- më thot Kristoja, me të qeshurat në majë.  “Po koloneli ka dhe një kërkesë, specifike. E kërkon librin me autografin tënd”.

-Po i thash, do t’ia plotësojmë edhe këtë dëshirë.

Vrava paksa mendjen, për të gjetur edhe dedikimin, të shkonte përshtat me spaletat e kolonelit, pa e njohur deri më tani, paçka se emrin i’a njoh, të mbetur si miq edhe nga një bisedë telefonike, sa dhe nga gjesti… Pas pak ditësh i’a nisa kolonelit librin, tashmë në lirim; Xhavit Rusti në ministrinë e Drejtësisë, me autografin e kërkuar, të përzgjedhur në tri strofa, me vargjet përmbyllës, si një postulat:

“Ngjitu si i ri,/Në majën e malit./Ruaj gradën njeri,/Mer të gjeneralit…”.

Kaluan disa ditë, pikërisht më 31 dhjetor të vitit, më bie telefoni, një numër i pa regjistruar, i pa njohur, me 67-të. E hapa dhe i’u përgjigja, paksa i qenë në çakërqejf. Po- i thash unë jam. “Jam Kolonel Xhaviti- më tha. Po të them si mik. I lash gradat e gjeneralit, po mbaj dhe do ruaj përjetësisht gradat, shirtitin e qytetarit”.

Mirë i’a ke bërë kolonel- i’a prita. Tani po qëndrojë unë gati- tu përpara jush, për vendimmarrjen…Rasti i kolonelit, spaletat e gjeneralit dhe spaletat, shiriti i qytetarit, më ngacmonin në temën, të çmuar si mjaftë domethënëse, të dobishëm sa dhe të domosdoshëm, për të synuar, gatuar e përzgjedhur së pari njeriun me shiritin e qytetarit e më pastaj për ta graduar e startuar me spaletat e zyrtarit!

Në përidtshërinë tonë shohim të vlerësohen njerëzit e zgjedhur në poltronet për zyrtar, duke bërë ndoshta dhe analizën pa zë dhe më zë të forte: “Zyra të bën rrogëtar, apo të bën edhe zyrtar”?-pyesin disa kokëplotë nga Vlora.

Nga një blilanc i thjeshtë, vota referendare e pa publikuar, ndoshta do të rezultojë: Zyrtarët e këtij tranzicioni të pa fund kanë rezultuar: “Zyra ata i ka bërë në shumicë, të çertifikuar si rrogëtar, të përzgjedhur nga kjo sërë, e fare në pakicë i ka performuar si zyrtar”.

Njerëz pa emër, pa kontribute publike, deri dhe anonim, të pa njohur as në lagje, janë katapultuar e futur deri në listat e kryetarëve për deputet në zgjedhjet e 25 Qeshorit. Ndaj dhe njerëzit me shirtitin e qytetarit, kanë të drejtën e zemërimit, po dhe të reagimit ndaj këtij fenomeni abuziv dhe dështak.

Kreshnik Alimerko edhe kur kishte të vendosura “spaletat“ e zyrtarit, më të lartë të pushteti vendor, si prefek (perfekt) në Vlorë, nuk u “tund”, as u “kastreps” kurrë me ato “spaleta”.

Për asnjë cast ai nuk hoqi nga supet e tij, “spaletat”, “shiritin” e qytetarit. Në komunikim dhe në vendimmarrje, ai ndjente dhe mendonte si njeri, gjykonte, vendoste e zgjidhte si zyrtar. Ndaj dhe në rrugë, nëbisedat e lira, ai dhe bashkëqytetarët e tij nuk kanë qibër, nuk e shohin njeri- tjetrin me rrudhje të fytyrës, flasin me zemër në dorë, përqafohen, sepse Kreshniku i ndjen ata me zemër, si njerëz e bashkëqytetar.

“Spaletat” e rënda të ish prefektit të qarkut nuk e rënduan, përkundrazi atë e bënë edhe më të lehtë sa dhe të thjeshtë, e konfiguruan si një njeri model, shumë më të vlefshëm se sa vlera e tij, e shpalosur deri më atëherë, tashmë e gjithë jetën me shiritin e qytetarit…

E thënë shqeto, në bisedat e thjeshta, duke vendosur edhe në votën e qytetarisë: Zyra atë dhe ato modele të tilla, nuk i bën thjeshtë rrogëtar, por i formon dhe i formaton si zyrtar, duke dhënë së pari modelin e qytetarit, të munguar kaq gjatë në tynelin e stërgjat të tranzicionit!

Nëpunësi i adminstratës shtetrore, në cilindo nivel si person dhe administrata si institucion edhe kur gradohen, veshin kostumin me spaletat e zyrtarit, nuk duhet të heqin nga trupi asnjë herë nga rrobat e përhershme, shiritin e qytetarit. Në radhët e adminstratës së deritanishme ndodh krejt ndryshe: Nëpunësit e administratës, zyrtarët dhe ato gradaulët, sapo vendosin spaleta e zyrtarit, qoftë dhe një shirit të thjeshtë, braktisin deri dhe “djegin” pa nam e nishan “spaletat”, shiritin e qytetarit! Nga përzgjedhja e këtij soji, synohet dhe realizohet jo për të zgjedhur zyrtar për në zyra, por gjenden dhe gradohen me spaletat e zyrtarit, nga ata që ju mungon shiriti i qytetarit! Zyrat e lakmuara nga këto produkte, nuk kanë mundur t’i transformojë në zyrtar, por i kanë konturuar me koston; si rrogëtar, sepse edhe synimi qysh nga përzgjedhësit dhe politika me këtë synim ka synuar, sonduar dhe sunduar, “Prej gradimit katër shkallë”!

Vargjet e hershme të poetit të famshëm Ali Asllani, kumbojnë me tingëllimin aktual: “Koha dridhet e përdridhet,/ prej gradimit katër shkallë, Nuk do mbetet gjë në dorë, veç se vul’e zezë në ballë”…

Të katapultuarit e kësaj sëre, përgjatë këtyre 27 viteve, kanë startuar në shumicë, të kapërdisur me spaletat e zyrtar- grabitqarit, me qëllimin: për t’i lehtëpërdorur dhe keqëpërdorur nga politika, për t’i shfrytëzuar dhe sakrifikuar, madje duke ju faturuar edhe zullumet dhe dështimet e tyre…

Ndërsa plejada e munguar dhe e kërkuar me pishë deri më tani, duke poseduar së pari: shiritin e qytetarit si startim, për spaletat e zyrtarit si synim, në filozofinë e saj, nuk akuzon gjyshërit dhe as krenohet me gjyshërit!

 

SHKARKO APP