Spektakël pelikanësh në Lagunën e Karavastasë, Rama poston pamjet unike

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta vitet e fundit është kthyer në një destinacion të turizmit të vrojtimit të shpendëve dhe jo vetëm, ku përveç flamingove dominojnë edhe pelikanët. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga spektakli i pelikanëve mbi lagunën e Karavastasë. Turizmi i vëzhgimit të shpendëve lagunorë tashmë po kthehet në një lëvizje të vërtetë turistike edhe për vendin tonë. Vrojtimi në distancë nga qendra e vëzhgimit e ngritur enkas në parkun Divjakë-Karavasta ofron eksperiencë të papërsëritshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?