Spikerja kapet papërgatitur, shikoni reagimin spektakolar të saj (Video)

Lapsuset dhe gabimet në ekranet televizive ndodhin shpesh. Ky është momenti kur një spikere australiane është kapur pa përgatitur gjatë një transmetimi direkt.

Teksa prezantonte edicionin e lajmeve në televizionin australian “ABC News 24”, spikerja Natasha Exelby kur e pa veten në transmetim më shpejt nga sa priste bëri një reagim të çuditshëm. Ajo nuk po shikonte fare kamerën, por po luante me stilolapsin që kishte në dorë kur u shfaq papritur në televizor.

Kur e kuptoi që kishte hyrë në transmetim, ajo hapi sytë dhe gojën e shokuar, lëshoi stilolapsin dhe prezantoi kronikën e radhës duke buzëqeshur.

 

SHKARKO APP