FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali: Investimi për arsimin dhe fëmijët, investimi më i mirë për shoqërinë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në shkollën “Fatos Lami” në Zall Mner, Kamëz, e cila u rinkostruktua për vitin shkollor 2024-2025.

Të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli dhe deputetja Lindita Nikolla.

Gjatë vizitës, Kryetarja Spiropali bashkëbisedoi me drejtuesit, mësuesit dhe disa nxënës të shkollës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja Spiropali shprehu vlerësimet për investimet në infrastrukturën arsimore ndërsa theksoi mbështetjen e vazhdueshme për arsimin.
“Lajm i mirë për fëmijët. Me vjen mirë që kjo infrastrukturë ka qenë prioritet. Infrastruktura arsimore, ka ndikim të gjerë, për fëmijët, prindërit, për të ardhmen. Besoj se nuk ka investim më të mirë se në arsim. Ndërsa zgjidhja që është dhënë për bursat për ekselentët është një akt shumë i rëndësishëm. Përgëzime për këtë investim, do jemi gjithmone krah jush.”-u shpreh Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas inspektimit të shkollës “Fatos Lami” e cila është pjesë e projektit të MAS “Laboratorët Smart”, Spiropali, zhvilloi edhe një vizitë në Kopshtin Nr.12 “Topolino”.

Kryetarja Spiropali u shpreh se ky është investimi me i mirë që bëhet për politikat sociale. “Përgëzime për këto politika sociale të cilat kam besimin se do të vazhdojnë. Do të keni mbështetje të vazhdueshme”-u shpreh Spiropali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?