Spiropali pret ministrin e Jashtëm të Qipros: Presidenca e Qipros mbështet anëtarësimin tonë në BE

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Constantinos Kombos. Në takim ishte e pranishme edhe Ambasadorja Luela Hajdaraga.

Gjatë takimit, u diskutua mbi zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve, intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar si edhe vijimin e mbështetjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe politike dhe bashkëpunimi parlamentar me Qipron po zgjerohen e intensifikohen, në të gjitha nivelet.
Presidenca Qipriote e Bashkimit Europian, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, do të jetë një momentum i favorshëm dhe mbështetje e fuqishme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Mbështetja e gjerë popullore është frymëzuese, por edhe një detyrim i madh për Kuvendin, lidershipin e tij dhe konsensusin parlamentar në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane”, nënvizoi Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Kombos vuri në dukje se politikat e zgjerimit dhe integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përbëjnë një prioritet të Presidencës Qipriote dhe Qipro do të vijojë të mbështesë fuqimisht përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?