Spiropali: Procesi negociues me BE do të intensifikohet në vitin 2026
Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, procesi i integrimit europian ishte në qendër të diskutimeve. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një postim në rrjetet sociale theksoi se koordinimi i agjendës kombëtare të integrimit është prioritet.
“Në fillim të vitit 2026, kuadri negociues me Bashkimin Europian do të kërkojë një ritëm edhe më të përshpejtuar, duke përfshirë çdo nivel të administratës shqiptare,” u shpreh Spiropali.
Ajo bëri të ditur se një numër i madh projektligjesh janë përgatitur ose janë në proces hartimi, të cilat pritet të shqyrtohen në Kuvend për t’u shndërruar në akte përfundimtare që harmonizojnë legjislacionin shqiptar me acquis të BE-së.
Në takim u diskutua gjithashtu për hapat e ardhshëm të reformave që synojnë zhvillimin, stabilitetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

