Spiropali takon Zelenskyn: Përkrahje për Ukrainën, siguria në fokusin kryesor

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali merr pjesë sot në Samitin e radhës të Komunitetit Politik Europian (EPC) me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama.

Ministrja Spiropali ka shpërndarë momente në prag të nisjes me momente takimesh të zhvilluara me krerë shtetesh që marrin pjesë në këtë samit, mes të cilëve edhe Presidenti Zelensky.

“Pas mikpritjes shembullore të Shqipërisë të Komunitetit Politik Europian EPC në Maj, sot në Kopenhagë në Samitin e radhës mbi sfidat më të mëdha që prekin Europën dhe rajonin tonë. Në fokus kryesor: siguria, migracioni, bashkëpunimi ekonomik, integrimi dhe përkrahja për Ukrainën”, shkruan Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?