“Spiunët” e Tatimeve, 5 mijë lekë shpërblim kush denoncon bizneset pa kupon

 

Të gjithë ata qytetarë që do të informojnë Tatimet për shkelje të bizneseve do të paguhen 5 mijë lekë.

Udhëzimi është botuar në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por jo të gjithë ata që do të spiunojnë biznese do të përfitojnë shpërblim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në udhëzim është përcaktuar që personi i cili informon duhet të paraqitet personalisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe më pas një grup i veçantë i ngritur për këtë qëllim do të verfikojë rastin.

Ky grup do të bëj regjistrimin e denoncimit bashkë me një kopje të dokumentit identifikues të informatorit.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave parashikon që pas kësaj një punonjës i autorizuar bën kontrolle fizike në biznesin që ëshët denoncuar dhe në rast se kjo është e vërtetë atëherë kontaktohet denoncuesi dhe bëhet pagesa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?