Steve Jobs nuk ka dashur ta krijojë Iphonen

Steve Jobs thuhet se nuk ka dashur që të ketë të bëjë me prodhimin e telefonave mobile, pasi konsideronte se telefonat e zgjuar nuk do të jenë shumë të popullarizuar. Kjo është shprehur në librin “The One Device: The secret history of the iPhone”. Pasi të gjithë punonjësit në kompani këmbëngulën që ai të rrezikonte duke krijuar nje telefon nën logon e Apple, ai më në fund u bind. “Pastaj inxhinierët më të mirë të kompanisë përnjëherë u zhdukën dhe kanë qenë të pakët ata që dinin se kush po merr pjesë në projektin e fshehtë të Apple. Ata që pranuan të merrnin pjesë, u bënë pjesë e njërës nga fuqitë më të mëdha kreative të shekullit 21”, thuhet në libër. Por, kjo nuk ishte e lehtë të realizohej. Inxhinierët punuan ditë e natë dy vjet për iPhone-n e parë. “iPhone është fajtor pse unë u divorcova. Kjo pajisje shkatërroi edhe shumë martesa tjera”, ka thënë njëri nga ekspertët.

 

SHKARKO APP