Stine flet për herë të parë pas incidentit, kërkon ndjesë publike
Dua të kërkoj ndjesë, pasi këto incidente nuk na shkojnë ne. Ne nuk jemi nga ata artiste për zhurmë dhe famë.’, ka deklaruar Stine në Dance Ëith Me. Pasi përfundoi vallëzimin me partneren e tij Rozën, Stine foli lidhur me incidentin e shumëpërfolur me Florin. Ai nuk u shpreh lidhur me mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, por tha se donte të jepte një mesazh për artistët e tjerë: ‘Ne jemi artistë, tha ai, ‘Duhet të mbajmë njëri-tjetrin. Secili duhet të tregojë punën e vet’, tha Stine. ‘Dua të falenderoj publikun për mbështetjen që më ka dhënë. Gjithashtu Roza, partnerja e tij në kërcim, e cila siç dihet ka pasur një histori dashurie me të më parë, kërkoi të thoshte diçka lidhur me incidentin. ‘Stine nuk është i dhunshëm’, tha ajo, ‘Ai shquhet për një qetësi olimpike. Duhet të jetë provokuar tejmase që të dilte kështu nga vetja e tij’. Më pas Stine kërkoi që të ndryshonin temë, duke pyetur në e kishin pëlqyer apo jo këngën e tij pjesëmarrëse në ‘Kënga Magjike”.