Tabaku nxiti debat për investimet në Zvërnec, At Jan Tereziu: Në Manastir nuk bëhet politikë

Gjatë vizitës në Zvërnec, eurodeputetët dhe deputetët shqiptarë u ndalën edhe në Manastirin e Shën Mërisë, ku u pritën nga prifti At Jan Tereziu.

Gjatë qëndrimit në manastir, At Jan Tereziu u prezantoi vizitorëve historinë dhe rëndësinë e këtij objekti të trashëgimisë kulturore. Në një moment të vizitës, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e përfshiu atë në një diskutim lidhur me investimet e parashikuara në zonën e Zvërnecit.

Prifti, megjithatë, zgjodhi të mos pozicionohej në debatin politik dhe i rikujtoi deputetes se manastiri nuk është vendi për diskutime të tilla.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë të falënderoj për pyetjen, por brenda ambienteve të kishës dhe, në mënyrë absolute, brenda dhe jashtë manastirit, të tilla muhabete nuk bëhen. Ky është vend i Zotit”, u shpreh At Jan Tereziu. Pas vizitës në Manastirin e Shën Mërisë, delegacioni vijoi qëndrimin në Zvërnec, duke u ndalur për një kafe në ambientet e manastirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?