Tabaku: Vota për imunitetin e Belinda Ballukut po mban peng integrimin e Shqipërisë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi se integrimin e Shqipërisë, po e mban peng imuniteti i Belinda Ballukut.

Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se në Parlament po thuhen vetëm gënjeshtra dhe se çështjet kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në integrimin e vendit anashkalohen.

“Duhen mbajtur përgjegjësi për fjalën që thotë kushdo që flet këtu. Kemi kërkuar në konferencën e kryetarëve listën e ligjeve, nuk është publikuar. Vota për imunitetin e Ballukut po mban peng procesin. Lista me 23 ligje sigurisht që do duhej diskutuar, por sot Shqipërinë po e mban peng ajo vota kundër imunitetit për Belinda Ballukun. Sepse listat që tunden këtu në parlament janë thjesht gënjeshtra të radhës”, tha ndër të tjera Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?