“Takimi i paplanifikuar” i Metës me këtë grup (FOTO)

Kreu i LSI Ilir Meta ishte në kohë sot për takimin me kryeministrin Edi Rama, planifikuar në orën 10:00 në Hotel Tirana.

Por kryeministri Rama mbërriti me 10 minuta vonesë në takim. E teksa vinte me ministren Klajda Gjosha, në hyrje të hotelit, Meta u ndal nga disa turistë që e përshëndetën atë.

Edhe gazetarëve iu është dashur të presin dhe të kuriozohen për këtë takim të paplanifikuar të Metës.

Kreu i Kuvendit, promotor i thënies “Me qetësi dhe dashuri” ka ndaluar dhe i ka përshëndetur përzemërsisht turistët dhe ka biseduar disa çaste me ta. Pranë tij ishte edhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Më pas, Meta ka shkuar në takimin me aleatin e tij Rama.

SHKARKO APP