FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi në Teksas, presidenti Begaj dhe kongresmeni diskutojnë për rolin strategjik të Amerikës në rajon

Presidenti Bajram Begaj, gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me kongresmenin nga Teksasi, Keith Self.

Në një reagim, kreu i shtetit thekson se ishte kënaqësi takimi me kongresmenin Self, të cilin e falënderoi për vëmendjen ndaj çështjes shqiptare dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi vlerësohet si pjesë e përpjekjeve për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit strategjik Shqipëri–SHBA.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?