Taulant Balla në Kuvend: PS nuk kthehet pas, ecën vetëm përpara
Kreu i grupit të PS Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend iu përgjigj edhe një herë kërkesës së opozitës për mocion me debat dhe ripërsëritjen e seancës kur u miratua programi qeverisës i qeverisë “Rama 4”.
Balla iu përgjigj opozitës me ironi duke thënë se “PS nuk kthehet pas, por ecën vetëm përpara”, duke thënë se nuk mund të ketë ripërsëritje të asaj seance.
“Duam, thonë përveç kësaj, edhe një çështje tjetër që ka të bëjë me programin politik të qeverisjes në vijim, e thënë troç ne e dogjëm mundësinë për të bërë diskutim siç i ka hije dhe hajde tani të rikthehemi. Ne ecim vetëm përpara, nuk kthehemi dot pas. Por mund të bëjmë mocion me debat për çështjet që ndërlidhen me rrugën tonë europiane… Këto kërkesa o do i sillni sipas rregullores, ose nga ky krah nuk do të keni asnjëherë dakordësi”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

