Taulant Balla poston videon e vajzës me hixhab që thyen pllaka trotuari: Allahu nuk e do shkatërrimin
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka publikuar një video nga protesta para Ministrisë së Arsimit, ku disa persona, mes të cilëve edhe një vajzë që mban veshur hixhab, janë përfshirë në shkatërrimin e pllakave të trotuareve.
Krahas pamjeve në rrjetet sociale, Balla ka shprehur keqardhje për aktet e dhunës. Balla tregon gjithashtu se në mëngjesin e sotëm ka takuar një hoxhë, i cili sipas tij i ka kujtuar një mësim nga Kurani, ku dënohet shkatërrimi dhe bëhet thirrje për ruajtjen e rendit në tokë.
”Kam parë këto ditë me keqardhje edhe disa vajza të besimit islam, që identifikohen për shkak të hixhabit RESPEKT të cilat përfshihen në akte dhune. Sot në mëngjes takova për kafe një hoxhë, i cili më tregoi se Kurani na mëson: “Mos bëni shkatërrime në tokë, pasi ajo është vënë në rregull’ (El-A’raf). Allahu nuk e do shkatërrimin. Zemërimi nuk e justifikon dhunën, dhe asnjë kauzë nuk e kthen shkatërrimin në drejtësi”,-shkruan Balla.

