Taulant Balla: Respekt për njerëzit e punës, vijon dezinfektimi i shkollave në Kamëz

Kreu i grupit parlamentar të PS, dhe drejtuesi politik për qarkun Tiranë, Taulant Balla, ka bërë me dije se vijon puna për dezinfektimin e të gjitha objekteve arsimore në Kamëz, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ndarë pamje nga procesi i punës dhe ka vlerësuar angazhimin e punonjësve që po kontribuojnë në përgatitjen e institucioneve arsimore.

”Respekt për njerëzit e punës”, shkruan Balla, teksa thekson se puna për dezinfektimin e shkollave vijon në kuadër të masave për krijimin e kushteve të përshtatshme për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, vijon puna për dezinfektimin e të gjitha objekteve arsimore në Kamëz”,-shkruan më tej Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?