Të burgosurit e Fierit refuzojnë të qëndrojnë me vrasësin e Drita Saliajt
Para disa ditësh një ngjarje e tmerrshme trondit Mallakastër dhe të gjithë vendin, ku një grua është përdhunuar dhe më pas është vrarë nga tre të rinj.
Njëri prej tyre madje ishte edhe kushëri i 50-vjeçares, Drita Saliaj. Të akuzuar për këtë vepër janë dy 16-vjeçar dhe 26 vjeçari, Ervis Zotaj.
Ky i fundit është dërguar në paraburgimin e Fierit, por ka pasur tensione të forta nga të burgosurit që nuk e kanë pranuar që të qëndrojë në sektorin e tyre.
Sipas tyre, i riu ka kryer një krim monstruoz dhe nuk mund të qëndrojë aty. Madje mësohet se personat që ndodhen në paraburgim kanë ushtruar dhe dhunë verbale ndaj autorit të krimit makabre të 50-vjeçares, Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u mbyt dhe u hodh ne rezervuar.
26 vjeçari Zotaj ka mbetur në arrest me burg pas vendimit të dhënë nga gjykata e Fierit, ndërsa do të vijoj të gjykohet në këtë gjykatë për vrasje të kryer në bashkëpunim.
Ndërsa dy të miturit S. Sh dhe L. S, pasi janë njohur me masën e arrestit me burg në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, do të vijojnë betejën ligjore në gjykatën e të miturve në Vlorë, për vetë moshën e tyre.