Të famshmit që shkatërruan jetën e tyre
Talentet botërore, të cilët i kanë dhuruar gjithmonë emocione publikut, jo gjithmonë kanë bërë më të mirën për veten. Për një arsye apo për një tjetër disa personazhe me famë botërore, kanë shkatëruar jetët e tyre për një arsye apo për një tjetër.
Ja disa prej tyre:
Whitney Houston
Këngëtarja dhe aktorja e talentuar thuhet se u nda nga jeta si pasojë konsumimit të substancave narkotike edhe pse ende mbetet mister shkaku i vërtetë. Trupi i 48-vjeçares u gjet i pajetë në hotelin Berverly Hilton të Beverly Hillsit më 11 Shkurt 2012.
Michael Jackson
Mbreti i muzikës Pop u nda nga jeta më 25 Qershor 2009, në moshën 50-vjeçare. Shkaku i vdekjes së tij ishte arrest kardiak. Jackson luftoi një kohë të gjatë me humbjen e imunitetit, si pasojë e drogës dhe operacioneve të ekzagjëruara kirurgjikale.
Britney Spears
Është një ndër këngëtaret më të talentuara e cila ka nisur karrierën në moshën 11-vjeçare, por që gradualisht e ka shkatërruar atë. Në ditët e sotme këngëtarja e pop-it fotografohet e dehur në rrugë dhe e harruar në karrierën e saj, e cila kohët e fundit ka dështuar.
Axl Rose
Vokali i jashtëzakonshëm i Guns ‘n’ Roses është një tjetër personazh i cili tashmë nuk di se çfarë jete po bën. Pas sukseseve të njëpasnjëshme me Guns ‘n’ Roses dhe pas një periudhe shkëputjeje Axl u shfaq në 2004 me një bandë të re muzikore, duke kënduar krejtësisht në tjetër rrymë nga se si publiku ishte mësuar.
Mel Gibson
Pas një jete tepër të sukseshme në botën e kinematografisë, Mel Gibson tashmë është në rënie. Kohët e fundit ai është kthyer në një personazh i cili nuk po i shërben komunitetit, gjobitet herë pas here dhe kolëgët tashmë i kanë kthyer kurrizin. Ai ka humbur disa kontrata.
Lindsay Lohan
Ajo e filloi karrierën e saj si aktore e më pas si këngëtare. Lohan është shpesh herë e varuar nga droga e alkooli. Ajo është arresuar disa herë dhe përjashtuar nga disa filma. Në 2007 Lindsay Lohan ka qëndruar për një kohë të gjatë në qendër rehabilitimi.
Macaulay Culkin
Aktori amerikan i cili u bë i famshëm me rolin e Kevin në “I vetëm në shtëpi” e ka mbyllur karrierën e tij. Për më tepër ai nuk duket se po kërkon të ndryshojë. Jeta e tij është bërë tashmë e varur nga alkoli dhe droga.
Kurt Cobain
Vokalisiti i bandës Nirvana, ka shkatërruar jetën e tij në moshë fare të re. Pas sukseseve të hiteve të grupit, Kurt Cobain vrau veten në moshën 27-vjeçare, duke pretenduar se i kishte provuar të gjitha në jetë.
Amy Winehouse
Këngëtarja e talentuar britanike e cila humbi jetën në moshën 27-vjeçare, prej kohësh i ishte nënshtruar trajnimeve në qëndrat e rehabilitimit. Ajo ishte bërë e varur nga droga dhe alkooli./