Të gjithë sytë tek unaza e fejesës së Meghan Markle, ja përse
Dukesha e Sussex Meghan Markle është gjithnjë në qendër të vëmendjes dhe tejet e komentuar për çdo veprim të saj.
Këtë herë ndjekësit në rrjete sociale por edhe mediat e huaja janë fokusuar tek unaza e fejesës së Markle.
Sipas tyre ajo e ka ridizenjuar unazën e saj të fejesës. Në vitin 2017 Princ Harry i propozoi Meghanit me një unazë të zgjedhur nga ai, e cila kishte një diamant në qendër si dhe dy të tjerë anash, e marrë nga koleksioni i Princeshë Dianës.
Ndjekësit vunë re që Meghan e ka zëvendësuar rrethin e unazës me një tjetër rreth fin më të hollë, të mbuluar me diamante të vegjël.
Diçka e tillë u sollë në vëmendje nga Mace Mlickman nga kompania e bizhuterive ‘Jerry Blickman Inc’, i cili konfirmoi se ridizajnimi që Markle i ka bërë unazës, reflekton rreth shijen së saj të rafinuar.