Të pritesh me brisk për t’u dukur më bukur

Vajzat e reja në Etiopi kanë një koncept krejt tjetër kur vjen puna te zbukurimi. Ato priten në fytyrë dhe trup me thika ose brisqe, për të lënë shenja që konsiderohen të bukura nëpër shoqëritë tribale të këtij vendi afrikan. Fotografi Eric Lafforgue ka kapur momentet e ritualit që kryhet nga nënat e vajzave. Për rreth 10 minuta, nëna tërheq lëkurën e vajzës dhe e pret me brisk. “Vajzat nuk flasin dhe nuk tregojnë asnjë shenjë dhembjeje gjatë gjithë procesit”, shprehet fotografi. Ky ritual vazhdon të praktikohet, pasi meshkujt e konsiderojnë të shëmtuar lëkurën pa asnjë shenjë. Gjithashtu, aftësia për të duruar dhembjen tregon se një femër është e pjekur emocionalisht dhe mund të ketë fëmijë.

SHKARKO APP