Të vulosësh pavdekësi!
Nga Mevlan Shanaj
Krijuesi cilësor i epërm e fiton emrin në saj të reputacionit të tij artistik në shumicën e veprave, ku disa prej tyre fitojnë më shumë mbështetës.Këto ditë mbas ikjes së Anagnostit më vinin nëpër mend filmat e tij në mënyrë kronologjike, por edhe më përziheshin.Sa doja të kujtoja filmin e parë artistik” Komisari i dritës” , më shfaqej, “Përrallë nga e kaluara” me dyshen e përsosur Robert Ndrenika, Hajrie Rondo, apo Rondo Ndrenika, ecja më tej më vinte “Lulekuqet mbi mure” ndoshta për shumicën ndër majat e ekranit shqiptar! Nuk më linte “Malet me blerim mbuluar” pa cituar “Gurët e shtëpisë sime” po ” Dueli i heshtur” e mposht dot “Plagë të vjetra”? Si mund të kapërcehet ” Gjoleka djali i Abazit” sikurse “Kthimi i ushtrisë së vdekur” deri te filmi ” Në shtëpinë tonë” Në gjithë këta filma me realizëm të thellë na kanë mbetur si pasuri karakteret e pashlyera: Roza Anagnosti, Rikard Ljarja, Kadri Roshi, Vangjush Furxhi , Ndrekë Luca, Timo Flloko, Robert Ndrenika, Hajrie Rondo, Birçe Hasko, Bujar Lako, Ndriçim Xhepa, Yllka Muji, Viktor Zhusti etj.. Realizmi i filmave të Anagnostit, është magjia dhe sekreti që mban përballë ekranit shikuesit e tij me veneracion siç u tregua edhe në ditët e lamtumirës së fundit për të!
KOHA JONË SONDAZH

