Tensionet në Bulevard, Bardhi akuzon drejtorin e Policisë: Po lufton me mjete kafshërore

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar me tone të ashpra ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, duke e akuzuar për sulm dhe provokim ndaj studentëve dhe qytetarëve në Bulevard.

Në mesazhin e tij, Bardhi paralajmëron Hitajn se do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij, ndërsa kritikon mënyrën se si, sipas tij, policia po sillet me protestuesit.

“Skënder Hitaj do të përgjigjesh personalisht për sulmin dhe provokimin prej ordineri që po i bën studentëve dhe qytetarëve në Bulevard”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e akuzon drejtorin e policisë për përdorimin e forcës ndaj të rinjve shqiptarë dhe paralajmëron se mbështetja ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Ballukut nuk do ta shmangë përgjegjësinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e shpëton dot as Edi Ramën dhe as Belinda Ballukun. Fati i tyre është caktuar dhe bashkë me to po shkruhet edhe i yti”, shprehet Bardhi në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?