Toka në pronësi bëhet mall
Kemi humbur shumë 23 vjet! A do të presim dhe 20 vjet të tjera që pyjet të shkojnë tek pronari? Transferimi i parë është nga qeveria tek rajoni, ç’të keqe ka që 12 qarqe të kenë 12 rezervate gjuetie ose 12 rajone atje ku fshatari nuk e merr dot token ne pronësi sepse është larg. Ajo pjesë t’i jepet rajonit, të vendosë inxhinierët e pyjeve, të vazhdojë të bëjnë projekte, të hartojë strategji. E vetmja strategji që është hartuar në 12 qarqe është strategjia e pyjeve që është hartuar në Lezhë. Kemi hartuar një strategji për pyjet dhe ka një dokument strategjik që është miratuar në këshillin e qarkut. Dhe me pyjet ne qarqet mund të hartojmë dokumente strategjikë 12, të cilët përbëjnë strategjinë e gjithë Shqipërisë se si do të trajtohen këto pyje. Mbi bazën e këtyre strategjive mund të konkurohet me fonde strukturore mbeshtetur nga BE.
Mund të përdoren fondet e komunës, mund të përdoren fondet e qarkut, mund të përdoren fonde nga donatorë, por pa projekte, pa strategji, pyjet do të kenë një fund jo të dëshiruar.Unë mendoj që realisht ne duhet të shpejtojmë kohën. Do të privatizohet ai privat që dëshiron të lidhë jetën e tij dhe biznesin tek pyjet. Kjo është kaluar shumë mirë tek këshillat e komunave, nuk i është lënë kryetarit. Një kryetar mund të abuzojë me pyjet. Jo! Ja kanë lënë këshillit, vendimet janë të këshillit. Pra të tria format e pronësisë mund të përdoren për t’ia dhënë atij, por individit ne nuk mund t’ia japim me zor, sepse edhe në zbatimin e ligjit për tokën, nuk iu dha toka, ndonëse me një kusht të 91-shit të ishte anëtar i kooperativës ose fermës tha s’e dua tokën
.S’iu dha me zor! Iu la e drejta që ai t’a kërkojë dhe t’a marrë me dokumenta dhe t’a gëzojë. Unë jam për tokën që të përfshihet në pronësi, për faktin se duke e pasur në përdorim ajo nuk ka vlerë. Duke e pasur në pronësi atëherë del në pah vlera reale e pyllit. Pronësia të tregon se sa vlerë reale ka një pyll në Sarandë, në Tropojë, sa ka një… natyrisht nuk janë të njëjta, variojnë, por nëse do t’a kenë në përdorim ai përsëri do të jëtë një pyll pa një vlerë, që s’i dihet vlera reale e tregut. Tregu është ai që do të tregojë vlerën e saj. Në anën tjetër unë jam për fuqizimin maksimal, policia pyjore, shërbimi pyjor duhet t’i ngjajë shërbimit pyjor Austriak apo Gjerman apo Francez apo Europian, bashkë me ligjet, bashkë me kompetencat, bashkë me sanksionet të cilët ne të monitorohemi nga ata që janë specialistë të pyjeve.Por kurrsesi pyllin t’ia lëmë në dorë një njeriu amator apo një aventurieri që e pret, e shkatërron, e djeg.
Edhe tokën bujqësore nuk mund t’a tjetërsosh, ti nuk mund t’a gërmosh, nuk mund t’a bësh tulla, tokës bujqësore duhet ti ruash destinacionin! Po kështu dhe për pyjet duhet të funksionojë! Unë them që rruga është e ditur, por duhen mekanizmat e vërtetimit të këtij proçesi. Eksperienca flet! Aty ku ka rrethuar një zabel x fshatar kudo në Shqipëri, pylli për 10 – 15 vjet ndryshon si nata me ditën me pyllin karshi që i ndan një gardh si kufi.Kufijtë nuk janë problëm, se çdo fshat ka majën e kodrës, ka përroin ku ndahet me fshatin tjetër. Të moshuarit janë dëshmitarë dhe i njohin dhë po të duash t’a futësh në parcelë tjetër; jo – të thotë; është e filan fshati.Do të ketë zgjidhje në kohën sa më të shpejtë të mundshme. Unë mendoj që duke u angazhuar, gjithsecili sipas kontributeve, sipas pozicioneve që ka; shoqata, komuna, bashkia, ministritë, do të japin atë kontribut që ky proçes të përfundojë.