Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 18 Nëntor 2026, 13:28 Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës Lionel Scaloni nuk e përjashton mundësinë që Lionel Messi t’i bashkohet stafit teknik të kombëtares së Argjentinës pas përfundimit të karrierës si futbollist. Përzgjedhësi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Takimi trepalësh
  • Buxheti në Kuvend
  • Euro 2028
  • Bashkia Tiranë
  • Raketat HIMARS
  • Sulme kibernetike
  • Tensionet me Iranin
  • Projekti Sazan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës

Lajme E premte, 1 Nëntor 2024 12:31
Transformohet një bllok banimi në Njësinë 3, Veliaj: Premtim i mbajtur, rritet vlera e pronës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeqytetit të Tiranës i shtohet një tjetër bllok i rikualifikuar banimi në Njësinë 3. Bëhet fjalë për bllokun që ndodhet ndërmjet rrugëve “Marie Kraja”, “Kokonozët”, “Zana Floqi” dhe “Filip Shiroka”. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi se punimet po ecin me ritme të shpejta për të mbajtur premtimin e dhënë nga bashkia.

“Më vjen shumë mirë që po e mbajmë fjalën për Njësinë 3, siç e kemi mbajtur fjalën për çdo premtim tjetër. E vetmja arsye pse kemi justifikim pse ka nisur në këtë kohë ky projekt, ka qenë Unaza. Pra, kemi pritur që Unaza të konturohet, të përdorim terrenet që ajo ka nevojë, dhe pastaj të ndjekim zhvillimin e Unazës në të gjitha lagjet. Sot jemi tek njësia 3, pastaj do të vazhdojmë në njësinë 4, deri te Bregu i Lumit, teksa aksi i Unazës përparon në të gjitha degëzimet hyrjet-daljet. Praktikisht, do të jetë si në një proces domino”, tha Veliaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa shpjegoi investimet që po kryhen, kryebashkiaku tha se ky bllok i transformuar do të ketë mjedise çlodhëse, lulishte, kënde lojërash për fëmijë dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore.

“Në projektin e 100 lagjeve kemi përfshirë të gjithë këtë mëhallë të jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për të urbanizuar të gjithë zonën mes “Kokonozëve” dhe rrugës “Marie Kraja”. Do të bëjmë maksimumin duke pasur parasysh që disa janë struktura të larta formale, disa të tjera kanë qenë informale, pra nuk është ruajtur vija e rrugës. Qëllimi nuk është që të bëjmë dëm, qëllimi është që të bëjmë mirë; kjo do të thotë që të konturojmë sa të mundemi rrugët, që të ketë një trotuar, të ketë disa barriera sigurie për sigurinë e fëmijëve”, deklaroi Kryebashkiaku i Tiranës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Veliaj pati një vlerësim dhe premtim për banorët e zonës.

“Kanë qenë bashkëpunues edhe ata që iu ka rënë gjurma e rrugës dhe u është dashur të tregojnë mirëkuptim se pas 30 vitesh në gjurmë të rrugës do të duhet që ta lëshonin atë terren për të mirën e përbashkët. Kanë qenë mirëkuptues edhe për faktin se fillimisht do të duhet të bëhej rruga kryesore, përpara se të futemi nëpër lagje. Do të bëjmë maksimumin, do i fusim marshin e pestë për të ecur sa më shpejt këtu”, shtoi Veliaj.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shiten nafta dhe b...

Para 1 ore
Berisha rikthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Padrino ia mbathi me bishtin ndër shalë…

Berisha rikthehet në Kuvend pas largimit të Ramës: Padrino ia mbathi me bishtin ndër sh...

Para 1 ore
Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç. Bursat rriten në 25 mijë lekë, shtrihen edhe në master

Rama: Nga 1 korriku mbështetje deri sa fëmija të mbushë 5 vjeç. Bursat rriten në 25 mij...

Para 1 ore

Një detaj i rëndësishëm që evidentoi Kryebashkiaku i Tiranës është se për zbatimin e këtij projekti janë punësuar edhe shumë banorë të zonës, përfshirë dhe pensionistë.

“Ju falenderoj shumë sepse edhe punësimet i keni marrë nga lagjja, duke i përfshirë gjithë këta njerëz nga komuniteti, për t’u siguruar që sa më shumë financë të ngelet në komunitet, edhe sa më shumë bereqet të prodhohet në këtë komunitet. Shoh që kishte edhe shumë pensionistë që kanë energji dhe duan të punojnë, janë të gatshëm të bëjnë një punë ekstra, edhe përtej pensionit, çka na ndihmon sepse edhe reforma e re e pensioneve synon që t’u japë mundësinë atyre që duan të punojnë dhe që kanë takat të punojnë, të vazhdojnë të shtojnë vitet e tyre të pensionit”, përfundoi ai.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës
Para 3 minutash

Scaloni i hap derën Messit: Mund të bëhet pjesë e stafit teknik të Argjentinës

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)
Para 18 minutash

Jakup Krasniqi lë Hagën, momenti kur mbërrin në shtëpinë e tij në Prishtinë (VIDEO)

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032
Para 21 minutash

Real Madrid “blindon” Arda Guler, rinovon kontratën deri në vitin 2032

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të vendosë për ty
Para 26 minutash

Deputetja e PS, Sara Mila i përgjigjet Berishës: Mos shpërndaj gënjeshtra për mua, drejtësia do të ven...

Më të lexuarat

1 Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën
Para 15 orësh

Mjeku Ermal Pashaj, emri i Protestës për kryebashkiak në Tiranë, urë përbashkuese për Opozitën

2 Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë
Para 14 orësh

Kosova mundet thellë në Irlandë, përfundon në vazon e tretë me Shqipërinë

3 Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short
Para 4 orësh

Duka: Shqipëria synon EURO 2028, ja 5 Kombëtaret që dua të shmangim në short

4 Koha për një Kod të Ri Zgjedhor
Para 18 orësh

Koha për një Kod të Ri Zgjedhor

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.