Transformohet shkolla “Bido Sejko” në Konispol, Rama: Mjedise sportive dhe laboratorë për nxënësit
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga shkolla “Bido Sejko” në Konispol, ku është investuar në ambientet mësimore por edhe për krijimin e infrastrukturës sportive, duke përfshirë ndërtimin ose rikonstruksionin e terreneve për aktivitete fizike.
Falë këtij investimi shkolla është pajisur po ashtu edhe me sistemi modern ngrohjeje, ndërsa janë bërë ndërhyrje edhe për rritjen e eficiencës energjetike të godinës.
Investimi ka krijuar një mjedis më të përshtatshëm për procesin mësimor, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, duke reduktuar kostot e energjisë për institucionin.
KOHA JONË SONDAZH

