Ulet me 50% përdorimi i qeseve në Tiranë, nismës së bashkisë i bashkohen edhe 10 markete

Në më pak se një muaj, nisma e ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për reduktimin e qeseve plastike, si një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në kryeqytet, ka rezultuar e suksesshme.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se përdorimi i qeseve plastike nga qytetarët që blejnë në supermarketet që i janë bashkuar nismës së Bashkisë është ulur me 50%, duke ndikuar ndjeshëm edhe në zvogëlimin e ndotjes në kryeqytet.

Pas suksesit me supermarketet e mëdha, tashmë kjo nismë ka filluar që të shtrihet edhe në minimarketet nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit, duke qenë se i janë bashkuar edhe 10 të tjera, duke e çuar në 21 numrin e marketeve që zbatojnë nismën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas marrëveshjes së mirëkuptimit midis Bashkisë së Tiranës me marketet, këto të fundit angazhohen që të marrin masat për të ulur deri në ndalimin e plotë të përdorimit të qeseve plastike në pikat e tyre të shitjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të nxitur qytetarët që të përdorin trastat dhe për t’i dekurajuar në përdorimin e qeseve, ato jepen nga marketet kundrejt një pagese prej 3 dhe 5 lekësh.

Në Tiranë përdoren çdo muaj 100 ton qese, duke shkaktuar në jo pak raste probleme me kanalizimet pas reshjeve të shiut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?