Urimet sot janë për Ju, nxënësit e studentët e mi!

Nga Nora Malaj –

Dita e sotme ishte më shumë sesa emocionuese .Nuk ka emocione dhe gëzim mē te madh , kur sheh sesi dikur nxenesit e tu sot janë personalitete ne fushën e artit , kulturës, shkencës. politikës, biznesit dhe teksa ti i sheh e ndjen sesa i rëndësishëm është investimi që ti ke bërë ndër vite , në breza !
Kete emocion e mora kur takova njëherashi Bietën , Olën , Lorencin , Rezartin që ndër vite i kisha patur nxënës dhe si rrugëtarë të mirë , sot janë bërë personalitete në fushën e tyre!
Teksa bisedoja me ta mendoja sesa i rëndësishëm është misioni i mësuesit .. Është nje rrugëtim i gjatë , së bashku me nxënësin në rrugën e dijes, plot të papritura. Edhe nëse lodhja të kaplon ti duhet të rrezistosh. Edhe nesë nje natë apo disa netë mund të jesh pa gjumë, kur shkon në klasë lodhjen nuk duhet ta tregosh dhe sapo sheh nxënësit apo studentët përballë duhet të buzëqeshjesh, të harrosh hallet dhe të përqendrohesh që në 45- minutat apo 60 -minutat , të japësh maksimumin tënd . Të mos harrosh se nxënësit e tu nuk janë vetëm te tutë , po edhe të botës ku lindin dhe jetojnë dhe ti duhet t’i pranosh, ndihmosh dhe njëkohësisht të mësosh prej tyre!
Teksa ju dëgjoja ju sesi flisnit , me aq shumë nostalgji për shkollen, për mësuesit,ajo që më bëri të ndjehesha njeriu më fatlum , ishte fjala që ju më thanë një zëri: “Na ka bërë mësim me dashuri. Teksa vinim te ty , e ndjenim që na lëmohej shpirti e na prehej mendja dhe ajri emetonte dashuri!”
Faleminderit dhe mirënjohje për ju të gjithë nxënësit e studentët e mi!
Qofshi të bekuar! Pa ju , klasa nuk do ekzistonte, mësuesit nuk do të ishin misionarë dhe shoqëria nuk do të zhvillihej!
Gezuar festen e bekuar tê mësuesit ,nxënes e mësues të dashur!
Mos harroni : “Ne mendojmë shumë më pak sesa dimë. Dimë shumë më pak sesa duam. Dhe kështu jemi shumë më pak nga ajo që mund të ishim!”
Mirënjohje në breza mësuesve, këtyre misionarëve të dijes ! Gëzuar këtë ditë të bekuar të gjithë bashkë, mësues, prindër e nxenës!

SHKARKO APP