Ushtria vetëm me femra, e krijuar për…(FOTO)

Prova eksperimentale e Norvegjisë për të krijuar njësinë speciale të forcave të posaçme ushtarake vetëm me femra, është përshëndetur me një sukses të shkëlqyeshëm, ndërsa shënon përvjetorin e saj të tretë.

“Trupat e Gjahtarëve”, ​​filloi pasi Komanda Speciale e Forcave të Armatosura të Norvegjisë demostroi një nevojë të shtuar për operacioneve speciale femërore, veçanërisht në vende si Afganistani ku ushtarë meshkuj janë të ndaluar të komunikojnë me gratë.

Përjashtimi i gjysmës së popullsisë ka pasur një ndikim të dëmshëm në mbledhjen e inteligjencës dhe ndërtimin e marrëdhënieve të komunitetit.

Koloneli Frode Kristofferson, komandant i forcave speciale të Norvegjisë, u shpreh se: “Ne kishim nevojë për ushtare femra, kjo për t’u kujdesur për gratë dhe fëmijët në vendet si Afganistani, Siria etj”.

Ushtaret femra janë po aq të afta sa ushtritë me meshkuj. Norvegjia ka lëvizur me shpejtësi për të prishur barrierat ushtarake gjinore.

Parlamenti i vendit paraqiti legjislacionin në vitet 1980 që të hapte të gjitha rolet ushtarake për gratë dhe vetëm në vitin 2016, Norvegjia u bë vendi i parë i NATO-s për rekrutimin e femrave.

Anëtarja e Njësisë Tonje, 22 vjeçarja, tha: “Ne po mbajmë të njëjtën peshë në shpinë si djemtë. Ne bëjmë të njëjtat detyra. Unë jam më e vogla këtu”.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

 

SHKARKO APP