Vargjet e shqiptarit dhe ndjeshmëria e grekut…
Nga Agim JAZAJ
Kishja njohje jo të plotë për punën e vështirë të njerëzve që punonin në shtypshkronjat e kohës. Kjo e lidhur, me ish shtypshkronjën “Vlora”, aso kohe, ku shtypej edhe gazeta “Zeri i Vlorës”, dy ditë në javë dhe materiale te tjera me pakicë.
Punën më të vështirë e përballonin: Andrea Lame dhe Ahmet Bregu, të cilët radhitënin gazetën e kohës. Mirëpo, kur shkova në emigracion, në Athinë, më ra mundësia të punoja vet në një shtypshkronjë, e cila nuk mund të krahësohej kurrë me atë shtyshkronjë që njihja unë…Ajo ishte një ndër shtypshkronjat e “skalioni të parë” të vendit, e ngritur në “Halandri”, ku shtypej gazeta “Ethnos”, ndër gazetat e para të Athinës, me afro 300-350 mijë kopje në ditë. Punën në shtypshkronjë e bënin në shumicë emigrantë shqiptar, por dhe vendas. Puna niste ditën, vazhdonte natën dhe përfundonte ditën tjetër, me vetëm 30 minuta pushim, për ngrënien e darkës. Shtypshkronja ishte e ngritur në “Halandri”, jashtë kryeqytetit.
Ishte një punë rraskapitëse! Duhet të ecje me vrap e me ngarkesë: për të transportuar kolinë me 50 copë gazetat, reklamën nga makinera, ku dilte prodhimi, gati me 40 kg, për në tavolinat e punës, ku përpunoheshin dhe përgatiteshin për paketim, për lidhje e deri për t’i ngarkuar në mjetet e transportit.
Puna ishte e ndarë për femrat dhe meshkujt: Femrat punonin të ulura në tavolinat e gjata, si në fushë të “areoportit”, të cilat përgatisnin kolit, me gazeta dhe reklamën.
Burrat bënin furnizimin me lëndë dhe transportimin me shpejtësinë si me: “gazi në dërrasë”, sepse kudo krijohej stok, si në prodhim nga makineritë, përpunim e deri në transportier.
Ishte rregull që çdo mashkull të përballonte, pra të furnizonte me lëndë dy femëra. Por, ndodhte të mungonin shpesh burrat nga puna e stërlodhëshme. Në këto raste, gati e përditëshme, i binte afendiko Vangjelit të bënte bilancin, bënte ndarjen: Çdo mashkull, do të furnizonte; 3 e deri 4 gra!
Kjo ishte një punë rraskapitëse, sa shkonim në shtëpi “me barrelë”. Shumë emigrantë nuk e përballonin dot, ndaj mungonin, por dhe largoheshin shpesh nga ajo punë. E vështira ishte se nuk përballonim punën normale: Të furnizonim nga dy femra, si dhe e lartëpërmëndëm, por duke u dyfishuar puna.
Ndërsa paga mbetej në vend numëro!
Vrava mëndjen se si duhej zgjidhur ky hall i madh, për shumë hallemëdhenj. Nuk e dija mirë dhe gjuhën, por me ndihmën e bashkëqytetarit tim Luan Duka, i cili komunikonte si mik me përgjegjësin e shtypshkronjës, një natë, në gjysëm orën e pushimit, i’u luta t’i transmetonte Vangjelit disa vargje, të shkruara me një makinë shkrimi, në shqip. Vargjet do t’i përkthente Luani, të shoqëruara me një shishe gjysëm litro metaksa për afendikoin!
Mirëpo, nga përkthimi: shqipja në greqisht, vargjet do të humbisnin rimën.
Dy -tri nga strofat, po i përmend.
Mirpo dy prej tyre, sidomos e fundit, bëri atë “magji”, mrekulli, i dha fund kalvarit të shumë emigrantëve shqiptar dhe vendas…
Këto vargje, disa miq të mi, kur i kanë dëgjuar, i mbajnë në xhep si; arkitekti dhe karikaturisti i njohur Arben Meksi, etj!
Luani i’u afrua afendikoit. Me letrën dhe shishen e metaksas në dorë, nisi t’i lexonte letrën e shkruar, duke i’a përkthyer:
Ky afendikoi “çapraz”,
Bërtet, harxhon energji.
Të gjithëve na bën maraz,
Pa maraz dhe vet nuk rri!…
…
Ora me nxitim iku,
A do jet Vangjeli ndryshe?
Po na dha tri gra na fiku,
Përballohen vetëm dyshe!….
…
Kur të shkosh në botën tjetër,
Do marrësh me vete thesarë.
Unë atje do të shkruaj letër,
T’më tregosh sa ke marrë!…
I ndiqja më bisht të syrit. Ai i’a lexonte dhe Vangjeli hidhte vështrimin nga mua:
“I ka bërë- Toni për ty! Ashtu më thërrisnin- atje.
Si respekt, ke dhoro edhe këtë metksa”…
Sapo kaluan 4-5 minuta nga ai moment dhe Vangjeli u duk i mpirë nga metaksa, apo nga vargjet?!…
Po qëndronte i ulur në karrige, mbi një tribunë e ngritur mbi fushën e shtypshkronjës.
“As shikonte dhe as dëgjonte për momentin”- si Sillua.
Sapo e mori veten më drejtohet: “Toni!
Nga ky momenet je Sindikalist”…
Jo- i thash!
Po ai mbeti në të tijën dhe u ul!
Ashtu i pëlqente!
Pas dy- tri ditësh, në sallën e madhe, vetëm sa shqiptuam, si me shaka fjalën: “APERGJI”, që do të thot; Grevë…
Dhe… ajo “shkëndi” i ndezi “fitilin” edhe afendikoit.
Ai e çoi llafin tek pronari i shtypshkronjës, Nashopullos, i cili kishte dy shpyshkronjat, e gazetave më të mëdha: “Ethnos” dhe “Kathemerini”.
Pas tri-katër ditësh na komunikoi afendikoi:
“Do shkojmë të bëjmë takim me pronarin. Aty kërkoni të drejtat tuaja”…
Dikush prej ekipit tonë, në takim nisi të flas shqip, teorira.
Por, afendiko Vangjeli e preu shkurt.
Nxorri letrën e shtypur në greqisht, me vargjet që i kisha dërguar nëpërmjet Luanit dhe i’a dorëzoi në tavolinë pronarit, në vilën luksoze, tri katëshe në “Korupi”.
Nashopillos sapo i lexoi vargjen e përkthyra në greqisht, i’u drejtua Vangjelit.
“Kush i ka bërë këto”?
Vangjeli i tregon me gisht mua! -Tonis.
“O Sokrates”!- tha sa e si i ekzaltuar…
Pas pak u drejtua nga ne, emigrantët shqiptar, si përfaqsues të “grevës” dhe na mbushi gotat me shampanjë: “Stimijamas”- gëzuar!
“Lerni fjalët!
Vetëm këta vargje flasin shumë e më shumë se sa fjalët që mund të thoni Ju”!
Diskutimet u mbyllën…
Gati gjithë kërkesat që shtruam, na u zgjidhën në vend.
Nga ai moment mori jetë vargu: “Përballohen vetëm dyshe”…
Nga ajo ditë furnizonim me lëndë dhe gazeta, i transportonim vetëm për dy gra.
Nga ai takim, pas atyre vargjeve për Vangjelin, që prekën edhe ndjeshmërin e pronarit të shpypshkronjës Nashopullos, shpëtuam nga ai kalvar, lodhje e tmerrshme…
Kjo ishte dhe ndjeshmëria njerëzore e të huajve, për të huajtë!…
I kujtonte Luani, edhe pas kaq vitesh këto vargje, sikur donte t’na ngacmonte plagën…
”Shkruaj sa të duash një drejtuesi, lideri a kalanderi, pushtetari a qeveritari të lartë shqiptar, qoftë dhe me vargje!
A do të ket ndjeshmëri, a do të mund të ndjejnë dhimbjen, plagën e tjetrit për vite të tërë, të hapura në trupin e drobitur”?
Sa e dhimbëshme, aq turpëruese dhe drithëruese; që nuk ndodh këtu tek ne, nga tanët për të vetët!
Dhe kjo ngjarje në dhe të huaj, nuk vinte në siklet vetëm mua dhe Luanin, Lefer Dhimgjokën, Spiro Kokën, Stefan Mihon, Stefan Baskon, Lefter Martën; të ndodhte edhe këtu në vatanin tonë…
Vargjet shqip dhe ndjeshmëria e pronarit grek…
E ke dëgjuar llafin e motçëm:? “Inat kije, hakun jepja”…
Njerëzit -Njerëz: Lumturohen; kur lumturojnë të tjerët.
Njerëzit-Djaj: Lumturohen; kur mjerojnë të mjerët!
Do të kishim luksin: Sikur të kishin (sadopak) këtë ndjeshmëri nga vargjet shqip edhe pronarët shqiptar, madje të parët; Shtetarët- Shqiptarët!