Veçantitë e njerëzve me grupin e gjakut 0
Nëse keni llojin e gjakut zero, atëherë cilësoheni si njerëz të fortë, produktiv, optimist dhe keni mundësinë për të jetuar gjatë. Ky lloj gjaku lidhet me tipin origjinal të paraardhësve tanë, të cilët ishin të zgjuar dhe grabitqarë agresivë.
Personat me këtë lloj gjaku kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri. Por, çfarë i bënë njerëzit me këtë grup gjaku të veçantë? Për shkak të llojit të veçantë të gjakut, këta persona janë të predispozuar për t’u prekur nga sëmundje të caktuara, të tilla si ulcerat dhe mosfunksionimi i tiroideve.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 kanë nivele të ulëta të hormoneve tiroide dhe jod joadekuat, një element kimik qëllimi i të cilit është të rregullojë hormonet e tiroideve. Kjo gjë shkakton efekte anësore të tilla si, obeziteti, mbajtja e lëngjeve në trup dhe lodhje të pashpjegueshme. Këta njerëz kanë nivele të larta aciditeti në stomak, më shumë se personat me llojet e tjera të gjakut. Në Japoni, ky lloj gjaku ka qenë i lidhur me personalitetin.
Njerëzit me grupin e gjakut 0 janë përshkruar si përgjegjës, të përkushtuar, të organizuar, të fokusuar, të ndërgjegjshëm dhe praktikë.
Besohet se ata kanë aftësi orientuese dhe logjistike, kjo për faktin se paraardhësit e tyre janë gjuetarët të cilët vëzhgonin “me rreptësi” mjedisin ku jetonin. Njerëzit me këtë lloj gjaku preken dhe mërziten shpejt. Personat me grup gjaku 0 duhet të shmangin përdorimin e tepërt të kafeinës dhe alkoolit.