VIDEO/ Autokritikë me përmbysje e Liverpool, titulli edhe më pranë
Humbja me Watford dhe Chelsea e ka zgjuar Liverpool, që sot ia doli të triumfonte me rezultatin 2-1 kundër Bournemouth. Ishin miqtë ata që menduan ta zgjojnë skuadrën e Jurgen Klopp, pasi ia dolën të shënojnë me një aksion model në portën e Adrian. Callum Wilson finalizoi dhe Liverpool duhet të reagonte sa më shpejt.
Liverpool reagoi në 8 minuta të pjesës së parë. Falë presingut të madh, ata detyruan miqtë të gabojnë dhe në të 25’ Mohamed Salah vendosi baraspeshën, duke shënuar me një goditje brenda zone.
Ekipi i Liverpool e shfrytëzoi momentin e mirë dhe disa minuta më pas ishte Sadio Mane ai që nuk mund të gabonte i vetëm përballë portierit të Bornemouth, Ramsdale. “The Reds” kaloi në epërsi dhe shkoi në pushim i qetë.
Kur kishin kaluar një orë lojë, James Milner u bë shpëtimtar për skuadrën e Liverpool, duke larguar një top në vijën fatale. Mesfushori e largoi topin dhe Adrian shpëtoi këtë herë. Firmino dhe Mane mund të kishin shënuar golin e tretë të takimit, por nuk ia dolën dot. Gjithsesi Liverpool iu gëzua triumfit dhe mori tre pikë të rëndësishme që e afrojnë edhe më shumë me titullin kampion. /abcnews.al