VIDEO/ Flamur Noka tenton të shkojë tek vendi i kryeparlamentarit Peleshi
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka vijon që të shkaktojë zhurmë në seancën plenare në Kuvend. Herë pas here, ai ka tentuar edhe që të kapërcejë karriget dhe të shkojë tek vendi i kryeparlamentarit, Niko Peleshi me qëllim për të ndryshuar rendin e ditës në seancë. Me rikthimin e seancës plenare pas pushimit të njoftuar pasi opozita bllokoi foltoren për të mos lejuar raportimin e Avokatit të Popullit, situata nuk ka ndryshuar. Deputetët e opozitës vijojnë të jenë te podiumi dhe injorojnë thirrjet e Niko Peleshit për të dëgjuar raportin. Seanca kaloi në pushimin e dytë, sërish 5 minuta.
Niko Peleshi: Nuk e kemi arenë gladiatorësh parlamentin. Lironi foltoren! Takojeni pas raportimit. Mos u impononi mendimin tuaj kolegëve të tjerë që janë ulur dhe po presin të dëgjonë raportin. Mos u bëni pengesë e zbatimit të Kushtetutës. Ju lutem uluni!
Deputetë të PD: Ne nuk e njohim!
Niko Peleshi: Ka të tjerë që e njohin! Në këtë sallë jeni të detyruar të respektoni rregulloren dhe detyrimin e institucioneve të raportojnë. Uluni, nuk jeni këtu për forcën fizike! Nuk jemi këtu për përleshje! Jemi për të përplasur mendimet, jo kokat! Pa dëgjuar raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër! Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës!
KOHA JONË SONDAZH

