VIDEO/ Kryebashkiaku Beci: Të hënën merr fund uzurpimi i hyrjes së shkollës “Ali Laçej”

Kreu i bashkisë Shkodër, Benet Beci ka bërë me dije se ditën e hënë (22 shtator) merr fund uzurpimi i hyrjes së shkollës ”Ali Laçej”. ”Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton”,-shkruan Beci.

Postimii i plotë

Është e papranueshme që nxënësit e shkollës “Ali Laçej” të detyrohen prej vitesh të hyjnë nga dera anësore, sepse hyrja kryesore e shkollës është uzurpuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë vizitës në këtë shkollë, paralajmërova qartë se këto çudira duhet të mbeten pjesë e së shkuarës. Të hënën, kjo paligjshmëri merr fund dhe nis puna për rehabilitimin e zonës. Nxënësit e shkollës “Ali Laçej” do të kenë hyrjen që u takon, atë kryesore, me dinjitet dhe siguri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky qytet do të marrë frymë ndryshe, me rregull, respekt dhe kujdes. Ne nuk do të ndalemi derisa të vendosim normalitetin që Shkodra meriton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?