VIDEO/ Prefekti Shkëlqim Hajdari në terren: Nga ndotja katastrofike drejt plazhit publik në Kavajë dhe Rrogozhinë
Në prag të sezonit turistik ka nisur zyrtarisht aksioni për pastrimin e plazheve, në bazë të urdhrit të Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari.
Në aksionin e gjerë të pastrimit në zonën e plazhit të Vilë-Bashtovës, i organizuar nga prefekti Shkëlqim Hajdari, ishin pjesëmarrës rreth 300 persona, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Andi Proshka dhe administratës, strukturave ushtarake dhe maturantet e 2 gjimnazeve te Gosës dhe Rrogozhinës.
Forcat e ushtrisë u angazhuan me 5 mjete të rënda duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në pastrimin dhe rehabilitimin e zonës. Prefekti Hajdari tha se ky bashkëpunim i gjerë institucional dhe komunitar synon jo vetëm pastrimin e zonës, por edhe transformimin e saj në një plazh publike të denjë për qytetarët e Shqipërisë dhe turistët.

KOHA JONË SONDAZH

