VIDEO/ Regjisori i filmit “Kapedani” mesazh për Veliajn

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cWbDGbcEnG0″ width=”560″ height=”315″]

Gjatë inspektimit për përfundimin e rikualifikimit urban të dy blloqeve në zonën e Ali Demit, kryebashkiaku Veliaj u takua dhe me një prej banorëve, regjisorin Fehmi  Hoshafi, filmat e të cilit kanë lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare.

I njohur për filmin “Kapedani” apo “Shoku ynë Tili”, Fehmi Hoshafi dha edhe një mesazh për kryebashkiakun Veliaj.  “Nuk është emri që e bën njeriun, është njeriu që e bën emrin. Ju e keni bërë emrin. Ju keni bërë kaq shumë për Tiranën, e keni transformuar fytyrën e Tiranës në atë mënyrë sa që jo shumë vite më parë dukej sikur nuk ishte kjo Tiranë, por sikur ishte Tiranë tjetër dhe kjo është merita juaj direkte. Është fat i madh për neve, për ne qytetarët e Tiranës që na erdhi një kryetar bashkie që ndryshon kryekëput”, theksoi regjisori Fehmi Hoshafi.

Fehmi Hoshafi lindi në Tiranë më 28 Shtator 1934. Ai filloi të punojë në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hakani dhe Dhamo, në filmat e tyre Toka jonë, 1964; Vitet e para, 1965; Oshëtimë në bregdet, 1967; Gjurma, 1970. Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, 1984 dhe Zëvendësi i grave, 1987.

Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi “Shoku ynë Tili”.

SHKARKO APP