VIDEO/ Sezoni turistik, Taulant Balla vlerëson punën e UKT-së: Shërbim 24 orë për Tiranën
Tirana po pret mijëra vizitorë, dhe Ujësjellës Kanalizime Tiranë po garanton shërbim 24 orë në ditë për qytetarët dhe turistët. Kështu shprehet kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik për Tiranën, Taulant Balla, gjatë një vizite në UKT, ku u prit nga drejtori Flauers Shoshi dhe u njoh me organizimin e punës së strukturave operative.
Sipas drejtuesit të UKT-së, shërbimi operativ funksionon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, duke mundësuar marrjen dhe trajtimin në kohë të kërkesave dhe ankesave të qytetarëve. Balla vlerësoi punën e stafit të UKT-së, veçanërisht në një periudhë me ngarkesë më të madhe për shkak të sezonit turistik dhe u bëri thirrje qytetarëve që për çdo problematikë lidhur me furnizimin me ujë apo shërbimet e UKT-së të përdorin kanalet zyrtare të komunikimit, me qëllim që ekipet operative të marrin dijeni dhe të ndërhyjnë sa më shpejt.
”Tek Ujësjellës Kanalizime Tiranë, ku drejtori energjik Flauers Shoshi më shpjegoi si funksionon shërbimi operativ 24 orë/çdo ditë për të garantuar reagim të shpejtë dhe mbështetje të vazhdueshme për çdo kërkesë apo ankesë të qytetarëve”,-shkruan Balla.
KOHA JONË SONDAZH

